Burimet bëjnë të ditur se kompanitë e transportit janë përballur me kosto gjithnjë e më të larta operative ditë të fundit, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve për udhëtarët. Rritja e çmimit të derivative ka ndikuar drejtpërdrejt në shpenzimet e transportuesve, përfshirë furnizimin me karburant, mirëmbajtjen dhe funksionimin e linjave.
Së fundmi, çmimi i naftës në Kosovë ka arritur deri në rreth 1.60 euro për litër, si pasojë e zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve në Lindjen e Mesme. Kjo rritje ka ushtruar pressure të madh mbi sectorin e transportit, i cili konsiderohet ndër më të prekurit nga luhatjet e çmimeve të karburanteve.
Njohës të sectorit theksojnë se çdo rritje e çmimit të naftës relektohet drejtpërdrejt në koston e operimit të busëve dhe shërbimeve të transportit, ndërsa paralajmërojnë se pa ndërhyrje apo stabilizm të tregut, mund të ketë ritje the rritje të tjerje në ditët në vijim.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë përqindja e saktë e shtrenjtimit të biletave, ndërsa qytetarët pritet të përballen me çmime më të të larta që nga dita e nesërme në shumicën e linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare.