Sherri i Gjestit me Erkandin, vjen paralajmërimi nga “Onima”

Studio Ligjore “Besnik R. Berisha & Associates” ka njoftuar se ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të kompanisë Onima dhe të Erkand Shabani, në cilësinë e palës së dëmtuar në rastin e njohur në publik si “Gjesti”

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë procedurë penale i pandehur për së paku tri vepra penale është artisti Besart Kelmendi. Nga informacionet e marra nga organet e ndjekjes, bëhet e ditur se aktakuza pritet të dorëzohet së shpejti në gjykatë.

Avokati Besnik Berisha ka theksuar se, për shkak të interesimit të madh publik dhe interpretimeve të ndryshme në opinion, është e nevojshme të sqarohet se narrativa e krijuar deri më tani – që e paraqet Gjestin si viktimë dhe “Onima” si palë që ka cenuar të drejtat e tij – sipas tij, nuk qëndron mbi fakte.

Njoftimi i plotë:

Njoftim;

Studio Ligjore Besnik R. BERISHA & Associates ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të ONIMA dhe z. Erkand SHABANi, në cilësinë e palës së dëmtuar në rastin e njohur në publik si “Gjesti”.

Në këtë procedurë penale, i pandehur për së paku tri vepra penale është z. Besart Kelmendi, i njohur si ” Gjesti”. Nga ajo që kemi kuptuar zyrtarisht nga organet e ndjekjes, aktakuza për këtë rast pritet të dorëzohet në gjykatë së shpejti.

Duke qenë se rasti ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe është shoqëruar me interpretime të njëanshme në opinion, e konsiderojmë të domosdoshme të sqarojmë se narrativi i krijuar deri më tani, sipas të cilit “Gjesti” paraqitet si viktimë dhe ONIMA si cenues i të drejtave të tij, është i pasaktë dhe nuk qëndron mbi fakte.

Materialet që tashmë disponon studioja jonë, përfshirë videoincizime dhe dokumentacion të plotë mbi historikun e kësaj çështjeje, përbëjnë prova të qarta që rrëzojnë këtë perceptim të ndërtuar në publik.

Ky rast tani për tani nuk do të trajtohet në media, por në gjykatë, aty ku faktet peshohen, provat vlerësohen dhe e vërteta merr formën e saj ligjore.

Megjithatë, në ditët në vijim do shpalosim më shumë detaje, të bindur se publiku meriton ta di të vërtetën dhe t’i gjykojë faktet e provat ashtu siç janë.

error: