Afati i Kushtetueses ka filluar, vjen thirrja e fortë: Familja Jashari, zgjidhja e vetme për krizën presidenciale!

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars.

Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik. Nga Presidenca e Kosovës e mirëpritën vendimin dhe thanë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit të nxjerrë më 6 mars, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.

E këtë vendi të Kushteteuses, për “Bota sot” e komentoi publicisti dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të LQSHA-së, Hafiz Shala.

 

Fillimisht, ai u shpreh se, kryeministri Kurti duhet të ndërmarrë veprimet për zgjedhjen e presidentit, pasi Kushtetuesja i dha edhe 34 ditë afat.

Image

Hafiz Shala.

FOTO GALERI

Në këtë pikë, ai përmendi edhe Murat Jasharin, derisa tha se në situatën që jemi, duhet bërë kërkesë sërish atij për postin e presidentit.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi Dekretin e Presidentes, ia dha Kuvendit 34 ditë për zgjedhjen e presidentit. Kryeministri Albin Kurti, si parti e parë, duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale rreth zgjedhjes së presidentit dhe shmangies së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të panevojshme, të kushtueshme, të mundimshme për qytetarët dhe aspak të sigurta, sepse edhe pas këtyre zgjedhjeve, nuk do të gjendemi përsëri në të njëjtën situatë.

Duke e respektuar me shumë respekt arsyetimin e z. Murat Jashari, me qëllim që të ruhet autoriteti i pamohueshëm i kësaj familjeje, në këto rrethana në të cilat gjendemi, është imperativ i kohës dhe momentit që edhe njëherë t’i drejtohemi kësaj familjeje, e cila mund të na nxjerrë nga kjo krizë që do të jetë pengesë për ecje përpara në të gjitha aspektet: politike, ekonomike, demokratike dhe të sigurisë së shtetit, si dhe fuqizimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Shala u ndal edhe të vëmendja që bashkësia ndërkombëtare e ka kthyr ndaj Kosovës dhe sipas tij është mundësia e duhur që të vazhdohet në zhvillimin pozitiv të ekonomisë, luftës kundër kundërkorrupsionit dhe zbatimit të ligjit.

“Kur bashkësia ndërkombëtare i ka kthyer sytë, besimin dhe shpresat për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, në radhë të parë për t’u bërë pjesë e NATO-s, për hir të sigurisë, pasi i ka arritur të gjitha standardet më të larta sipas kriteriumeve të saj, sepse FSK-ja është përgatitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete mike, pra, janë shpresat që edhe ato shtete mosnjohëse të Evropës do ta zbusin qëndrimin e tyre dhe Republika jonë të bëhet pjesë e shoqërisë evropiane, si njëra me një popullatë më të vjetër në aspektin historik, por më të re në Ballkan dhe Evropë.

 

Të gjitha raportet zyrtare evropiane japin raporte inkurajuese për zhvillime pozitive në aspektin ekonomik, në zbatimin e ligjit, me theks të veçantë në luftimin e krimit, korrupsionit, shuarjen dhe zhbërjen e grupeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia, e cila ua bëri me dije miqve tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë SHBA-ve dhe BE-së, se veriu i Mitrovicës mund të funksionojë dhe të bashkjetohet mes komuniteteve vetëm me dëbimin e kriminelëve, të cilët, përpos sulmeve terroriste, ushtronin terror ndaj popullatës serbe sipas diktateve nga Serbia”.

Publicisti tha se, është në interes të shtetit të propozohet Murat Jashari për president, për këtë insistoi që Kurti ta bindë atë ta pranojë propozimin, pasi sipas tij opozita nuk është e interesuar për zgjedhjen e presidentit, por për zgjedhje të reja e pushtet.

“Unë mendoj se këtë propozim, të cilin po e përsëris edhe njëherë, është në interes të vendit dhe kombit.

Kryeministër, tani është përgjegjësia jote të ndërmarrësh të pamundurën që kriza institucionale të zgjidhet, sepse përderisa disa parti opozitare janë të interesuara më shumë për pushtet se sa për shtet, janë të interesuar që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme si shansë e fundit për t’u bërë pjesë e Parlamentit, për të fituar më shumë deputetë dhe marrjen e pushtetit”.

Ndër të tjera, ai shtoi se, në rast se Jashari vjen në krye të kësaj pozite, do eliminohej ndikimi i disa politikanëve të Tiranës dhe Beogradit në punët e brendshme të shtetit.

“Me Jasharajt në krye të shtetit, eliminohet përzierja e Vuçiçave të Tiranës dhe Beogradit në punët e brendshme dhe të jashtme, si metodë destabilizimi për të krijuar përçarje, fatkeqësisht edhe me pëlqimin e disa individëve të cilët u zbuluan, duke i ikur edhe një krize të re e të rrezikshme.

Nëse z. Murat Jashari e vlerëson dhe vendos që për hir të kërkesave të popullit shumicë të pranojë këtë përgjegjësi shumë të madhe, atëherë Qeveria duhet t’i sugjerojë kushte pune në aspektin e përgatitjes së Kabinetit të Presidentit, me kuadra më të afta profesionale në të gjitha lëmitë për t’i shërbyer Presidentit në aspektin e ruajtjes së autoritetit të tij të veçantë, sepse është në pyetje anëtari i Familjes Jashari, pasi jam i sigurt se do të ketë tentativa për çdo lloj përbuzjeje e kompromitimi”, përfundoi Hafiz Shala për “Bota sot”.

 

error: