Tension në Varshavë, tifozët kuqezi bllokohen jashtë stadiumit

Vetëm pak minuta para nisjes së sfidës Poloni-Shqipëri, qindra tifozë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar jashtë portave të stadiumit “PGE Narodowy”.

Autoritetet polake po aplikojnë masa të rrepta sigurie, duke mos lejuar hyrjen e asnjë mbështetësi pa mjet identifikimi fizik.

Kjo situatë ka krijuar kaos dhe radhë të gjata, ndërsa koha po premton pak kur na ndajnë sekonda nga ora 20:45.

Për djemtë kuqezi, kjo ndeshje është vendimtare për “biletën e fatit” drejt Botërorit, por mbështetja e zjarrtë nga tribunat mbetet ende në pikëpyetje për shkak të këtyre pengesave burokratike.

error: