”Pse s’kishte pagë të 13-të, për sektorin privat”’ – kjo ishte përgjigjia epike e ministrit Murat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur lidhur me çështjen e pagës së 13-të, një temë që ka nxitur debat në opinionin publik, sidomos për përfshirjen ose jo të sektorit privat, shkruan Gazeta Minuti.

I pyetur nga RTV21 nëse ai vetë ka përfituar nga paga e 13-të, Murati nuk dha një përgjigje konkrete, duke shmangur kështu sqarimin për situatën e tij personale.

Sa i përket kritikave për mos përfshirjen e sektorit privat në këtë vendim, ministri theksoi se nuk ka pasur ndarje, duke shtuar se përgjegjësia bie mbi secilin punëdhënës. “S’ka pasur ndarje, secili punëdhënës është përgjegjës”, deklaroi ai.

Deklaratat e Muratit vijnë në një kohë kur vendimi për pagën e 13-të vazhdon të diskutohet gjerësisht, veçanërisht nga përfaqësues të biznesit dhe punëtorë të sektorit privat, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë.

error: