E kritikuan Brikenën – Ish banorja shpërthen keq pas debatit për çërçafët (Foto)

Një reagim i fortë ka ardhur nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Franceska Jaçe, e cila ka shpërthyer publikisht pas një prej diskutimeve të fundit në spektakël.

Përmes një InstaStory, Franceska ka kritikuar ashpër temën e trajtuar gjatë prime-it, ku u komentua për higjienën personale të një banoreje. Ajo e cilëson këtë si një nga temat më të papërshtatshme që mund të transmetohen në televizion, duke theksuar se situata ka kaluar çdo kufi.

“Mendoj se është tema më e shëmtuar televizive të pyesësh a i ndërrohen çarçafët një vajze… shumë turp! Ky BB ka marrë fund”, shkruan ajo në reagimin e saj, duke e shoqëruar me pamje nga momenti në ekran.

Ky reagim lidhet me debatin e krijuar pas një komenti për çarçafët e Brikenës, që më pas u kthye në temë diskutimi edhe gjatë spektaklit live, duke shkaktuar polemika të forta.

error: