Ndahet nga jeta 19 vjeçarja, Gentiana Fazliu

Një lajm i rëndë ka pikëlluar sot qytetin e Ferizajt dhe më gjerë. Në moshën e re 19-vjeçare është ndarë nga jeta Gentiana Fazlija, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Ajo kishte kohë që përballej me një sëmundje të rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimeve, nuk arriti ta fitojë këtë betejë të vështirë.

Gentiana do të kujtohet si një vajzë e dashur, e buzëqeshur dhe plot shpresë për të ardhmen. Humbja e saj e parakohshme ka prekur shumë zemra, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me fjalë dhimbjeje dhe kujtime prekëse në nder të saj.

Familja pritet të njoftojë së shpejti detajet për ceremoninë e varrimit.

Ngushëllime të sinqerta familjes Fazlija për këtë humbje të madhe./ Gazetavip

error: