Mbrëmjen e sotme është hapur televotimi që do të përcaktojë se cilët do të jenë tre finalistët e radhës që do t’i bashkohen Selina në finalen e madhe të spektaklit.
Në garë për këto tre vende janë pesë banorë: Miri, Rogerti, Mateo, Brikena dhe Shëndriti, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin përmes votave të publikut.
Televotimi pritet të jetë vendimtar, pasi vetëm tre prej tyre do të arrijnë të sigurojnë një vend në finale, ndërsa dy të tjerët do të eliminohen nga gara në këtë fazë vendimtare.
Gara ka hyrë në një etapë mjaft të fortë, ku secili nga banorët po përpiqet të fitojë mbështetjen e publikut përmes performancës dhe strategjisë së tij brenda shtëpisë.