Ibro flet pas largimit nga shtëpia: Jam i pari që e nxora dikë nga vetja me tri muhabete

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Ibro Deli ka folur pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka thënë se loja e tij nuk ka qenë e zhurmshme, por e qetë.

Megjithatë, Ibro u shpreh se është banori i parë që e ka bërë ditë të dalë nga vetja, siç tha “me tri muhabete”.

“Unë mendoj që me atë qetësinë time, mund të them që kam qenë banori i parë që e kam bërë të dal nga vetja dikë me tri muhabete”.

“Është puna e lojës së qetë që e kam bërë, nuk ka qenë e zhurmshme, për atë arsye”, është shprehur ish-banori i BBVK-së.

Ibro gjithashtu tha se ka pasur momente kur e ka prishur lojën e banorëve të tjerë dhe siç u shpreh, i ka demaskuar disa prej tyre.

“Unë nuk është që s’kam krijuar situata të mia, por edhe nëse nuk kam krijuar në momente situata të mia, unë kam prishur lojëra të të tjerëve dhe i kam demaskuar”, tha ai.

error: