Humb jetën një 32 vjeçar në një aksident në Istog

Një person ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Dobrushë të Istogut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetaksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka bërë të ditur  se shoferi ishte përplasur me një shtyllë të betonit dhe se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Në lidhje me rastin, policia dhe njësitë relevante kanë nisur  hetimet./21Media

error: