Reagojnë vëllezërit Bakaj pas rrahjes së Fire-s: “Për familjen ja…” (VIDEO)

Një reagim i fortë ka ardhur nga vëllezërit Bakaj pas incidentit të bujshëm ku u përfshi Xhemal Uka, i njohur në rrjetet sociale si “Fire”, i cili u dhunua teksa ishte live në TikTok.

Përmes disa “Instastory”-ve të publikuara pas ngjarjes, vëllezërit Bakaj shfaqen së bashku, duke u përqafuar dhe duke transmetuar mesazhe që janë interpretuar gjerësisht si një reagim indirekt ndaj konfliktit dhe dhunës së ndodhur.

Në video, ata duken të qetë dhe krenarë, ndërsa shprehen:

“Për familje japim jetën deri në vdekje. Jemi malësorë, nuk e humbim kanunin deri sa të vdesim. Ne nuk jetojmë as për famë, as për lek. Familja nuk shahet kurrë.”

Ky reagim ka ndezur menjëherë debat në rrjet, me shumë ndjekës që e kanë interpretuar mesazhin si një justifikim moral për dhunën, ndërsa të tjerë e kanë parë si një deklaratë nderi dhe besnikërie ndaj familjes.

Ngjarja vjen pas raportimeve se shkak i konfliktit ka qenë një seri ofendimesh dhe fyerjesh ndaj familjes së vëllezërve Bakaj, të bëra nga Fire në rrjete sociale, çka sipas tyre ka kaluar çdo kufi.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë postim, ndërsa situata vazhdon të komentohet gjerësisht në TikTok dhe Instagram.

error: