Një lajm i rëndë ka prekur komunitetin shqiptar në mërgatë. Në moshë të re ka ndërruar jetë Drita Gashi, e cila jetonte dhe vepronte në Zvicër, raporton Gazeta Minuti.
Vdekja e saj e parakohshme ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Lajmi është bërë edhe më prekës pasi bashkëshorti i saj ka ndarë në rrjete sociale një fotografi me të ndjerën, duke shprehur dhimbjen dhe mallin e madh për humbjen e saj.
Mesazhi i tij ka prekur shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen në këtë moment të vështirë.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ndarjes së saj nga jeta, njofton Gazeta Minuti.
Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë të afërmve të së ndjerës
