Sot varroset 15-vjeçari që humbi jetën në sallën e edukatës fizike në Ferizaj

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Orges Bajramit, nxënësit 15-vjeçar që humbi jetën pas rrëzimit pa ndjenja në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj.

Ceremonia e varrimit në orën 17:00, në varrezat e fshatit Tërrn.

Sipas Policisë, i mituri në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete.

Në raportin e mjekut kujdestar thuhej se pas ekzaminimit është konstatuar se viktima kishte pësuar arrest kardiak, ndërsa është rekomanduar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

error: