Ish-deputeti Gani Geci ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të vëllait të tij, Nehat Geci, duke ngritur akuza të reja ndaj një deputeti të Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas Nehat Gecit, postimi i bërë nga deputeti Fatos Geci nuk është shkruar nga vetë ai, por nga Ilir Kërçeli. Kjo deklaratë është përforcuar nga Gani Geci, i cili ka zgjedhur ta ndajë publikisht.
Në reagimin e tij, Nehat Geci është shprehur ashpër ndaj subjektit politik, duke thënë: “Ky është deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, por këta sekti LVV dinë të përçajnë: e hedhin gurin, e fshehin dorën dhe pastaj distancohen.”
Publikimi i kësaj deklarate ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga përfaqësuesit e LVV-së apo nga deputeti i përmendur në akuzë.
Mbetet të shihet nëse kjo çështje do të marrë përgjigje zyrtare apo do të thellojë më tej përplasjet politike mes palëve.
