Drejtësia flet për Banjskën: Dy dënime të përjetshme për sulmin terrorist

Tre të akuzuarit në rastin “Banjska”, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, janë shpallur fajtorë derisa Maksimoviq dhe Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm derisa Maksimoviq me 30 vite burgim për përfshirjen e tyre në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, në përbërje me anëtarët Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli.

Vendimi i gjykatës vjen pasi familja e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, si dhe prokurori special, Naim Abazi, kishin kërkuar dënimin maksimal në fjalët përfundimtare.

Më 20 prill, mbrojtja në rastin “Banjska” kishte mohuar përfshirjen e tre të akuzuarve në planin për shkëputjen e një pjese të Kosovës.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, ishte mbajtur më 17 prill 2025, në të cilën tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Ndërsa, prokurori special Naim Abazi, mbrojtja e të akuzuarve dhe pala e dëmtuar, kanë dhënë fjalën hyrëse.

Në Bajsnkë të Zveçanit, në orët e hershme të 24 shtatorit 2023, ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, të vrarë kishin mbetur edhe tre sulmues, kurse të tjerët ishin larguar pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës. Udhëheqësi i Listës “Srpska”, Milan Radoiçiq e kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

error: