LDK publikon listën me 15 nënshkrime, mungon emri i Vjosa Osmanit si kandidate për Presidente

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë publike një listë me 15 nënshkrime të deputetëve të Grupit Parlamentar, e cila supozohet të mbështesë një kandidaturë për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Megjithatë, në dokumentin e publikuar bie në sy fakti se askund nuk përmendet emri i Vjosa Osmanit si kandidate për këtë post, shkruan Gazeta Minuti.

Për më tepër, në përshkrimin e dokumentit theksohet se bëhet fjalë për “kandidatin e LDK-së për President”, formulim ky që nënkupton gjininë mashkullore dhe lë hapësirë për interpretime mbi emrin që mund të propozohet nga kjo parti.

Ky detaj ka ngritur pikëpyetje të reja mbi qëndrimin zyrtar të LDK-së lidhur me mbështetjen eventuale për Vjosa Osmanin, e cila deri më tani është konsideruar si një nga emrat kryesorë në skenën politike për këtë pozitë.

Lista me nënshkrime, ndonëse synon të dëshmojë unitet brenda grupit parlamentar, duket se ka hapur debat të ri politik për kandidaturën dhe drejtimin që do të marrë LDK në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

error: