A e arrijnë Shqipërinë raketat e Iranit? Ish-ushtaraku tregon dy “skenarët”: Duhet të kalojnë në hapësirën ajrore të..

Prej të shtunës, sulmi i SHBA-së dhe Izralit mbi Iran, ka sjellë kaos në Lindjen e Mesme, pasi Teherani ka goditur disa baza të amerikanëve në këtë rajon. Por një sulm me dron në bazën britanike në Qipro, ka sjellë frikë në të gjithë Europën.

Shpesh herë në media është aluduar që raketat e Iranit mund të mbërrijnë në vendin tonë, por si qëndon e vërteta?

Ish-komandanti i forcave detare Artur Muçollari, gjatë një interviste  ka deklaruar se distanca e Shqipërisë me Iranin është 2500 km, aq sa e rrezes së raketave, e cila sipas tij e pamundëson një sulm drejt vendit tonë.

“E para ajo skemë nuk është reale, distanca maksimale e një rakete iraniane është 2500 km, janë dy ose tre raketa balistike që kanë këtë distancë.  Distanca nga kufi i Iran-Irak, e deri në Shqipëri është 2500 km, pra pa ndodhur shkatërrimi i bazës së raketave të Iranit, ishim në kufi të distancës, që do të thotë duhet t’i shtynim. Ne ishim në kufi. Por kjo skemë është jo reale. Pjesa nga kufiri me Irakun deri në Teheran ka katër ditë që është pastruar nga bazat e lëshimit, që do të thotë që distanca ka shkuar 3 mijë kilometra, që do të thotë që jemi jashtë rrezes”, tha Muçollari.

Ndërsa më tej, ish-ushtaraku deklaroi edhe nëse Teherani zyrtar do të sulmojë vendin tonë, raketat do të kalojnë në hapësirën ajrore të Greqisë dhe Turqisë, pra të NATO-s. Më tej ai theksoi se sulmi ndaj Shqipërisë, nuk ka mundësi dhe nuk është në interesin e Iranit.

“Le të marrim rastin se do ishim brenda rrezes, raketat do të kalonin në hapësirën mbiajërore të Turqisë dhe Greqisë para se të mbërrinin në Shqipëri. Do të sulmohej një vend anëtarë i NATO që automatikisht aktivizon nenin 5, bën automatikisht NATO armik, dhe e fut në luftë. Pra teknikisht nuk ka mundësi por edhe strategjikisht nuk është në interesin e Iranit ta bëjë një gjë të tillë”, tha ish-ushtaraku.

error: