Një aeroplan ushtarak i Gjermanisë, i nisur nga Berlini në orën 08:40 të mëngjesit, ende nuk ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas të dhënave të gjurmuesit të fluturimeve “Flightradar24”, aeroplani ka fluturuar për më shumë se pesë orë mbi territorin e Kosovës dhe aktualisht ndodhet mbi Maqedoninë e Veriut, duke pritur të aterojë në Aeroportin e Shkupit.
