Aksident tragjik, kamioni me gaz të lëngshëm përmbyset dhe shpërthen në mes të autostradës! Raportohet për katër viktima dhe disa të plagosur

Pamje tronditëse kanë dalë në dritë nga përmbysja dhe shpërthimi i një kamioni që transportonte gaz të lëngshëm në Santiago, Kili.

maketa-xili

Siç raporton Reuters, ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas kreut të Policisë, shoferi i kamionit, i cili është mes viktimave, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale, pas përmbysjes së kamionit shihet një re e dendur tymi të bardhë që mbulon autostradën dhe automjetet përreth.

Pak sekonda më vonë ndodh shpërthimi, me një shtëllungë të madhe zjarri që u përhap në të gjitha drejtimet. Shpërthimi u ndje në një rreze prej rreth 150 deri në 200 metrash dhe shkaktoi dëme në të paktën 50 automjete, sipas shërbimit zjarrfikës. Guvernatori i rajonit metropolitane të Santiagos, Claudio Orrego, deklaroi se pesë persona ndodhen në gjendje të rëndë. Flakët u përhapën edhe në një depo automjetesh të një kompanie ankandesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe në objekte të tjera përreth. Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim.

error: