Aksidentohet Denisa e Kozakut, dërgohet me barrelë në spital – Reagon menjëherë KOZAKU

Denisa Braci, bashkëshortja e influencerit të njohur shqiptar Kozak Braçi, u aksidentua ditën e sotme dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ndërsa pamjet që qarkulluan në rrjet tregojnë momentin kur Denisa merret me barrelë nga personeli mjekësor dhe futet në ambulancë.

Sipas informacioneve paraprake, Denisa ishte shtatzënë dhe ndodhej në pritje të fëmijës së saj të dytë, çka ka shtuar edhe më shumë shqetësimin për gjendjen e saj. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe Kozaku, i cili është dukshëm i tronditur nga situata dhe ka dëshmuar se bashkëshortja e tij është lënduar rëndë.

Influenceri ka publikuar video nga momentet e para pas aksidentit, duke kërkuar ndihmë të menjëhershme dhe duke akuzuar stafin e spitalit të Lezhës për neglizhencë gjatë trajtimit të Denisës. Ai pretendon se mjekët nuk e kanë vlerësuar siç duhet gjendjen e saj dhe se ndihma e parë ka qenë më e ngadaltë nga sa duhet në raste emergjente.

Deri në këto momente, institucionet shëndetësore nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për gjendjen e Denisës apo rrethanat e sakta të aksidentit. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se ajo po merr trajtimin e nevojshëm dhe po mbahet nën vëzhgim të rreptë, për shkak të shtatzënisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e çiftit kanë shprehur shqetësim dhe solidaritet, duke shpresuar për një përmirësim të shpejtë të saj.

Më rëndë akoma, Kozaku hedh dyshime të forta për korrupsion, duke aluduar se mjekët janë paguar për të manipuluar letrat e aksidentit.

“Ma kanë përplasur gruan bashkë me fëmijën që lind për një muaj. Janë në spital të Lezhës. Normal, shkova atje u zura, se depresion o vëlla. Stres i paparë,” shprehet Kozaku i revoltuar.

Ai vazhdon me akuza direkte ndaj mjekut të turnit: “E kam me këta doktorat që kanë marrë lekë me manipulu letrat. Gruaja ime është me barrelë, në gjendje të rëndë. Kanë thënë s’ka gjë… Keni dëgjuar skaner me sy tek spitali i Lezhës? Do ndiqesh penalisht. Ma gjeni emrin e doktorit… S’ke gjë i ke thënë, je në rregull. Nuk të fus dot në skaner se je shtatzënë.”

Kozaku ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen ligjërisht deri në fund, duke kërkuar emrin e mjekut për ta denoncuar. Gjendja shëndetësore e Denisës dhe foshnjës mbetet ende për t’u konfirmuar pas kësaj situate kaotike por duket se fatmirësisht po përmirësohet.

error: