Anita Haradinaj reagon pas ofendimeve të Labi ndaj Benitës: Jam shumë kurioze të di nëse Labit ia kanë…

Gjatë një debati në Big Brother VIP Kosova, Labi kishte ofenduar Benitën duke i thënë se ndërhyrjet që kishte bërë ia kishin paguar sponsorët.

Kjo deklaratë e kishte prekur shumë banoren.

Për këtë situatë reagoi edhe Anita Haradinaj.

Anita/Instagram

Ajo publikoi një InstaStory ku shkroi: “Jam shumë kurioze të di që ketij Labit botoxin edhe buzët a ia kanë paguar sponsorët? Se është kollaj t’i ulësh vajzat 20 e ca vjeçe që janë rritur në kushte të mira dhe vajza të përkëdhelura nga familja”.

Deklarata e Anitës nxori në pah mbështetjen e saj për Benitën dhe kritikat ndaj qëndrimeve të Labit brenda shtëpisë së Big Brother-it. /Telegrafi/

error: