Arian Agushit i vdes personi i zemrës, ja njoftimi i tij

Këngëtari i njohur Arian Agushi ka njoftuar se tezja e tij ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë ai e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë edhe një fotografi së bashku me të ndjerën, shkruan Raporto24.

Në postimin e tij, Agushi ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen, duke e përshkruar tezen si një figurë shumë të dashur dhe duke i dërguar lutje për mëshirë dhe paqe në botën tjetër.

Mesazhi i tij prekës ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur ngushëllime këngëtarit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë.

error: