Bardhi jep njoftimin, bëhet gati për “terapi”

Bardhi ka njoftuar ndjekësit në rrjetet sociale për datën e publikimit të EP-it të tij të parë, titulluar “Terapi”.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari ka zbuluar se ky EP do të jetë gati për publikun shumë shpejt, pikërisht me datë 4 Janar 2026.

Projekti shoqërohet me një listë prej pesë titujsh që premtojnë shumë melankoli dhe histori personale.

Këngët e renditura janë: “Anxhelina, Nuk e meritoj, U dorezove, Ajo mo nuk m’foli dhe Gaboj”.

error: