Blero: Jam i hapur për pozitën e presidentit

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, me ironi ka shprehur gatishmërinë e tij për president.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen e presidentit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë.

“Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar ai.

Kjo vjen pasi këto ditë është diskutuar tejet shumë zgjedhja e Presidentit, ndonëse janë propozuar disa emra.

Nëse vendi dështon që të finalizojë këtë proces me kohë, atëherë përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare, pa i bërë ende një muaj prej kur u bë me Qeveri të re.

error: