Brenga e pritjes – sukses, por “Brenga” e dashurisë nga David Dreshaj, kush është?

“Zëri”, “Super song”, “Fire” e plot e përplot komente si këto nga ndjekësit e tij të shumtë, duke i siguruar edhe gjysmë milioni klikime vetëm në orën e parë të publikimit të këngës së re.

Po, është e vërtetë: kënga “Brenga”, e ardhur nga artisti David Dreshaj, po pritet mjaft mirë që në fillim. Me një brengë dashurie që i ka rënë kokë e këmbë, megjithëse ai nuk përfshihet si autor në tekstin e këngës.

Muzika është punuar nga Cricket (Donat Prelvukaj), me melodi nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, ku ky i fundit ka realizuar edhe beat-in. Teksti është shkruar nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, është regjistruar dhe masterizuar në Cricket Music, ndërsa videoja e veçantë është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi).

Natyrisht, Davidi erdhi edhe këtë herë mjaft unik, madje siç u shpreh, duke sfiduar edhe acarin gjatë realizimit të klipit. Pas tre muajsh pritje për projektin e ri, artisti duket se ka hequr një brengë, duke shijuar ditët e para të publikimit dhe, pa dyshim, suksesin e madh të projektit. Por cila dashuri e ka bërë djaloshin simpatik me kaq shumë brenga, ende nuk e kemi marrë vesh.

Ne ju ftojmë ta dëgjoni këtë super këngë, e ardhur edhe në vigjilje të festës së të dashuruarve!

error: