Dalin fotot/ Limi Hoti ish-i dashuri i Baby G? Tronditet rrjeti: Kush është e radhës tani!

Rrjetet sociale janë “ndezur” sërish nga një tjetër lajm i bujshëm që ka lidhje me banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hotin.

Së fundmi, nëpër faqe dhe profile të ndryshme kanë nisur të qarkullojnë disa foto, ku pretendohet se Limi mund të ketë qenë në të kaluarën i lidhur me këngëtaren dhe influencer-en e njohur, Baby G.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi dhe kanë shkaktuar një valë reagimesh, ku shumë ndjekës po spekulojnë mbi natyrën e raportit mes tyre dhe nëse bëhet fjalë për një lidhje të vërtetë apo thjesht një afërsi miqësore të asaj kohe.

Komentet në rrjet nuk kanë munguar, ku disa shkruajnë se “Limi paska pasur histori me shumë emra të njohur”, ndërsa të tjerë pyesin me ironi: “Kush është e radhës tani?”

Ndërkohë, as Limi dhe as Baby G nuk kanë reaguar ende publikisht për këto foto që po bëjnë xhiron e rrjetit, por një gjë është e sigurt: kjo histori pritet të hapë edhe më shumë diskutime në ditët në vijim.

error: