Një video e re ka kapur momentin e shpërthimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait mbrëmjen e së shtunës. Pamjet tregojnë pasagjerë dhe punonjës që vrapojnë në panik drejt daljeve emergjente. Dëgjohen shpërthime dhe aktivizohen alarmet e sigurisë.
Sulmi dyshohet se është pjesë e hakmarrjes së Iran pas përshkallëzimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael. Autoritetet evakuuan menjëherë një pjesë të aeroportit. Të gjitha fluturimet u pezulluan përkohësisht.
Forcat e sigurisë u vendosën në gatishmëri të lartë. Situata po monitorohet nga afër nga autoritetet vendore. Dubai mbetet një nga qendrat kryesore të tregtisë dhe turizmit në rajon.