Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë.
Seeback është i martuar me shqiptare nga Kosova, ndërkaq në fjalimin në parlamentin kanadez uroi shqiptarët për 18-vjetorin e pavarësisë, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.
“Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë javën e ardhshme — dhe për mua, kjo është thellësisht personale.