‘DESHTA ME JA PUTH KËMBËT VERONES POR…’ YLLI IRONIZON ME LABIN

Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, banori Labinot Rexha ka përjetuar një moment mjaft emocional. Bashkëshortja e tij hyri në shtëpi për ta takuar, një surprizë që e përloti këngëtarin, por që mori një kthesë të papritur në sytë e publikut.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veprimi i Labit, i cili në momentin e takimit u ul dhe i puthi këmbët gruas së tij para se ta përqafonte fort.

Ky gjest ka shkaktuar reagime të shumta nga jashtë. Ndër personazhet që nuk ka qëndruar pa komentuar është edhe ish-banori i BBVK 2, Ylli Dervishi (Buci). Përmes një postimi në InstaStory, Ylli ka ironizuar veprimin e Labit duke përfshirë në shaka edhe bashkëshorten e tij, Veronën.

Ai ka publikuar një foto të këmbëve me çorape leshi, duke shkruar me shaka: “Sa dashta edhe unë me ia puth këmbët Verones si Labi grus së vet, poo kur ja pash çorapat s’mujta”, shoqëruar me emoji duke qeshur.

error: