Banori i “BBV5”, DJ Gimbo ka rrëfyer së fundmi për lidhjen e fortë me Gjestin. Sipas tij, bashkëpunimi i tyre i pandërprerë prej tetë vitesh ka krijuar një afërsi të rrallë, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë. Ai ka theksuar se lidhja mes tyre ka kaluar përtej skenës dhe muzikës, duke u shtrirë edhe në jetën personale.
Ne nuk jemi thjesht kolegë. Familja e tij është familja ime.
DJ Gimbo ka ndarë gjithashtu momente të vështira nga periudha pas humbjes tragjike që goditi familjen e Gjestit. Ai tregoi se ka qëndruar pranë tyre për një kohë të gjatë, duke përjetuar nga afër dhimbjen e madhe që la pas ndarja nga jeta e vëllait të artistit. Sipas tij, kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella emocionale, të cilat vazhdojnë ta shoqërojnë edhe sot.
Rikujtojmë, se një moment tepër i ngarkuar ishte ai për Dj Gimbon, kur në debat me Rogertin, ky i fundit e pyeti se si ndërroi jetë vëllai i mitur i Gjestit. Në këtë moment ai reagoi ashpër duke i kërkuar që të mos merret me një fëmijë që ka ndërruar jetë, ndërsa i kujtoi se nuk ka qenë vetëm vëllai i shokut të tij më të mirë, por e ka pasur si vëlla të vogël.