E FUNDIT/ Bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim, humb jetën 65-vjeçari. Ngjarja mbahet e fshehtë nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tetë i një pallati në ndërtim.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ndodhej në objekt për arsye pune dhe dyshohet se mungesa e masave të sigurisë në kantier ka qenë shkaku kryesor i aksidentit fatal. I moshuari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Ajo që ngre shqetësim është fakti se deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa ngjarja raportohet se po trajtohet në mënyrë të heshtur. Burime nga zona bëjnë me dije se nuk janë parë grupe hetimore për një kohë të gjatë në vendin e ngjarjes dhe nuk dihet nëse është shoqëruar ndonjë person për sqarime.

Ky rast rikthen në vëmendje problematikat serioze të sigurisë në ndërtim, ku shpesh punëtorët punojnë pa pajisje mbrojtëse dhe pa respektim të standardeve ligjore, duke rrezikuar jetën çdo ditë.

Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë pse institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar për këtë aksident tragjik.

error: