Reperi i njohur G-Bani, ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur: Britania e Madhe i ka refuzuar zyrtarisht kërkesën për shtetësi.
Sipas dokumenteve, vendimi është marrë për arsye që lidhen me kriterin e “karakterit të mirë”.
G-Bani nuk ka kursyer kritikat e forta ndaj sistemit, duke denoncuar standarde të dyfishta.
Ai kujton një ngjarje të vitit 2022, kur një person tentoi ta godiste me makinë, por policia nuk mori masë ndaj autorit, ndërsa ai ndjeu pasojat e vendimeve të sistemit.
Artisti shprehet se ekziston racizëm dhe paragjykim ndaj shqiptarëve, duke veçuar se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës jashtë Shqipërisë, mes Greqisë dhe Suedisë, ku mori edhe shtetësinë suedeze.
Megjithatë, G-Bani thotë se nuk do të ndalet dhe se tani do të fokusojë energjitë e tij për të shijuar jetën në Shqipëri, duke mbyllur këtë kapitull pa trishtim, por me një mesazh të qartë ndaj ndjekësve: “Koha dhe opinioni publik do të gjykojnë sistemin.”