Gjest aspak i mirë nga tifozët e KB Vëllaznimit, thyejnë ulëset dhe i hedhin në drejtim të kundërshtarëve

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Rahovecit dhe KB Vëllaznimit.

Tifozët mysafir nga Gjakova, të cilët kishin udhëtuar për të përkrahur skuadrën e tyre, kanë shkaktuar telashe në palestrën “Mizahir Isma”, duke thyer disa ulëse të tribunave dhe duke i hedhur ato në drejtim të tifozëve vendas.

Si pasojë e hedhjes së gjësendeve në fushë dhe drejt tribunave të kundërshtarëve, situata u tensionua, ndërsa policia u detyrua të ndërhyjë. Për shkak të sjelljeve të dhunshme, tifozët mysafir u larguan nga palestra për të garantuar rendin dhe sigurinë.

 

error: