Një burrë kinez mendoi se një gjest i madh romantik ishte ajo që i duhej për ta bindur të dashurën të martohej me të. Por, në vend që ta mahniste me lule apo çokollata, ai bleu 99 iPhone me vlerë mbi 99.000 dollarë dhe i rregulloi në formë zemre përpara se të propozonte publikisht.
Në vend të një “PO”-je plot lot gëzimi, propozimi përfundoi me refuzim përpara një turme njerëzish. Dhe sinqerisht, kush mund ta fajësojë atë? Çfarë do të bënte me 99 telefona gjithsesi!