I tha se do t’ia ndalonte zvicrën, KUSHTRIMI i bën ‘diss’ labit

Mbani mend deklaratën e bujshme të Labinot Rexhës në Big Brother VIP Kosova? Ai i tha hapur Kushtrim Kelanit se “Zvicrën duhet ta harronte” për koncerte.

Por, realiteti jashtë shtëpisë dëshmoi të kundërtën. Mbrëmë, për Shën Valentin, Kushtrimi u shfaq duke performuar live pikërisht në Zvicër, duke dhënë përgjigjen më të mirë ndaj asaj bllokade verbale në Prime. Me flamurin zviceran në postim, ai tregoi se debatet e nxehta brenda mureve nuk kanë ndikuar në axhendën e tij profesionale jashtë. Muzika dhe tregu mbeten të hapura, pavarësisht fjalëve. /Prive By Liberta Spahiu

error: