Në rrugën Mariahilferstrasse të Vjenës qindra të rinj u mblodhën ndërsa kartëmonedhat binin nga një ballkon.
Influenceri i njohur si MaxaMillion, hodhi 10 mijë euro nga ballkoni i tij.
Pavarësisht të ftohtit, turma u hodh mbi kartëmonedhat që fluturonin në tokë, raportuan mediat gjermane.
Ai ka kohë që zhvillon një fushatë në të cilën u jep 10 euro të gjithë atyre që ndjekin faqen e tij në rrjetet sociale. Ai pretendon se falë veprimeve të tilla, ka tërhequr rreth 30,000 ndjekës të rinj në javët e fundit.