Një numër figurash të larta në Iran dihet se janë vrarë në sulmet e së shtunës.
Aty përfshihen:
- Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, i vrarë të shtunën në mëngjes në zyrën e tij.
- Sipas raportimeve televizive iraniane në sulme është vrarë edhe shefi i shtabit të forcave të armatosura të vendit, Abdolrahim Mousavi.
- Teherani e ka konfirmuar edhe vdekjen e komandantit të Gardë Revolucionare, Mohammad Pakpour.
- Sipas mediave iraniane, edhe vajza, dhëndri dhe nipi i Khameneit janë vrarë në sulme.
- Mediat perëndimore raportojnë, duke u bazuar në burimet e tyre, se rreth 40 zyrtarë iranianë janë vrarë prej kur nisën sulmet më 28 shkurt.