Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndarë një mesazh mbështetës dhe shumë domethënës për mikun dhe kolegun e tij, Bes Kallaku, pas deklaratave të forta emocionale që ky i fundit bëri në intervistën me Grida Dumën.
Përmes një “Instagram Story”, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi sipas tij, njerëzit që kanë qenë pranë aktorit nuk kanë nevojë për sqarime shtesë.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda, duke shpërndarë një pjesë nga podcasti i Grida Dumës ku i ftuar ishte Besi.
Mesazhi i tij mbyllet me një fjali të thjeshtë, por shumë të ndjerë:
