Këngëtarja shqiptare ndan lajmin e ëmbël, së shpejti po bëhet nënë

Këngëtarja e njohur, Angelina Shala, dhe biznesmeni Bekim Brestovci janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Çifti ka ndarë lajmin e bukur përmes një videoje dedikuar këtij momenti të veçantë, duke zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër.

Videot e realizuara në një ambient festiv dhe luksoz, tregojnë qartë barkun e rrumbullakosur të këngëtares.

Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar gjerësisht në mediat rozë. Angelina Shala dhe Bekim Brestovci e bënë publike marrëdhënien e tyre vitin e kaluar, duke konfirmuar romancën pas spekulimeve të shumta. Që prej atëherë, ata janë shfaqur shpesh bashkë, duke ndarë detaje të jetës së tyre private dhe duke shprehur dashurinë për njëri-tjetrin.

Përmes kësaj periudhe të re dhe emocionuese, Angelina dhe Bekimi kanë treguar se janë gati për të nisur kapitullin më të rëndësishëm të jetës së tyre: atë të prindërimit. /Prive By Liberta Spahiu

error: