Pas përballjes së fortë që pati mbrëmë gjatë Prime-it, ku Alba dhe Lim Hoti nuk i kursyen akuzat dhe diskutimet për arsyet e ndarjes së tyre, situata mori një kthesë të papritur pas përfundimit të spektaklit.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, dyshja shihen sërish pranë njëri-tjetrit, teksa bisedojnë në mënyrë më të qetë, pavarësisht tensionit që u krijua më herët.
Ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se Alba duket se tenton të krijojë sërish afrimitet me Limit, por ky i fundit i vendos “frenat” menjëherë.
Sipas videos, Limi i drejtohet Albës duke i thënë: “Je e pirë, të lutem pusho”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron ta vazhdojë më tej bisedën në atë gjendje.
Ky moment ka ndezur menjëherë komentet e publikut, ku disa e shohin si një përpjekje të Albës për t’u afruar sërish, ndërsa të tjerë mendojnë se gjithçka është thjesht një situatë e momentit pas emocioneve të Prime-it.