Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Lyrical Son ka ndarë kujtime personale nga periudha e luftës në Kosovë, duke folur për sakrificën e njerëzve të afërt dhe për Kreshnik Berishën, i njohur si K-Master, tash producent i artistit.
Ai tregoi se si Berisha e kishte lënë Zvicrën si 20-vjeçar për të luftuar për vendin.
“Për herë të parë i kemi pa qatë mëngjesim, i pamë në lagje shokët tonë, vllaznitë e shokve tonë, me uniforma. Producenti jem, Kreshnik Berisha, i ka prish letrat në Zvicër edhe u ardhë si 20 vjeçar. Kur kemi pa producentin K-Masterin mas luftës, i heki çorapet, edhe iu hjek edhe një pjesë e lëkurës me to”, tha Lyrical Son.
Ndiqeni emisionin për më shumë detaje: