Gjatë mbrëmjes së sotme, Labinot Rexha ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet, të cilat pretendonin se ai ka një fëmijë jashtëmartesor me një grua të kombësisë serbe.
Labi i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke sqaruar se e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Ai deklaroi se fëmija në foto është në fakt djali i kushëririt të tij dhe se ai thjesht i ka dalë në ndihmë pas kërkesës që ajo i kishte bërë.
Për të mbyllur këtë kapitull, Labi bëri një deklaratë të fortë. Ai u shpreh i gatshëm që sapo të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format, t’i nënshtrohet një testi të ADN-së. “Kur të dal jashtë, do ta bëj testin e ADN-së dhe do ta kuptoni të gjithë se ai nuk është fëmija im,” tha ai prerë, duke kërkuar që të ndalen spekulimet.