Me rastin e 14 shkurtit, ditën e të dashuruarve, Mateo vendosi që t’i bënte një surprizë të bukur Brikenës.
Banori mori disa kanaçe dhe shkoi te krevati ku fle ajo dhe shkroi ‘të kam xhan’ dhe bëri gjithashtu një zemër.
Kur pa Brikenën, Mateo e gënjeu se i ka ardhur diçka dhe ndodhet te dhoma e gjumit.
Banorja e kuptoi që ka një surprizë nga ai dhe fillimisht refuzoi që të shkonte.
Brikena më pas hy te dhoma e gjumit dhe sheh surprizën e Mateos, të cilit i ka dhënë një mundësi për t’u njohur. Banorja e falënderoi atë dhe më pas i zgjati dorën, por Mateo e tërhoqi nga vetja dhe e përqafoi.