Nata e mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova, ka degraduar në tensione të forta mes Edit dhe Arditit. Gjithçka nisi në lavanderi, kur një shprehje e Arditit u cilësua si një provokim i drejtpërdrejtë ndaj Edit.
“Mos ma ha zemrën” – ishin fjalët e Arditit që ndezën debatin. Edhe pse në dukje një shprehje e zakonshme, Edi e ka konsideruar si një provokim me synim nxjerrjen e tij jashtë vetes.
Reagimi i Edit ndaj Arditit ka qenë i prerë dhe një paralajmërim i hapur për të gjithë banorët: “Mos më prekni aty ku s’duhet! Kur flisni me mua, matuni 10 herë!” – u shpreh ai, duke vendosur kufij të rinj dhe duke treguar se nuk do të tolerojë më asnjë lloj provokimi në shtëpi.