Konflikti mes personazheve të njohur të TikTok-ut duket se ka marrë një tjetër kthesë të fortë. Pas rrahjes së bujshme të Xhemal Ukës, i njohur si Fire, nga vëllezërit Bakaj, tensionet mes palëve jo vetëm që nuk janë shuar, por duket se janë përshkallëzuar edhe më tej.
Së fundmi, Fire ka publikuar një TikTok Story ku shfaqen pamje të disa dyerve të thyera, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për lokalin e vëllezërve Bakaj. Pamjet janë shoqëruar me mesazhe provokuese dhe kërcënuese, të cilat janë interpretuar nga ndjekësit si një formë hakmarrjeje ndaj tyre.
Në video nuk shihet drejtpërdrejt vetë akti, por dëmet e shfaqura kanë mjaftuar për të ndezur menjëherë reagime të forta në rrjet, ku shumë ndjekës flasin për një konflikt që po del jashtë kontrollit.
Ky reagim vjen vetëm pak orë pasi vëllezërit Bakaj publikuan video në Instagram Story, ku shfaqeshin të qetë dhe krenarë, duke deklaruar se “për familjen japim jetën” dhe se nuk tolerojnë ofendime ndaj familjarëve.
Aktualisht, autoritetet nuk kanë reaguar zyrtarisht për këtë zhvillim të fundit, ndërsa pritet të shihet nëse pamjet e publikuara do të çojnë në pasoja ligjore për ndonjërën palë.
Situata mbetet e tensionuar dhe ndjekësit presin zhvillime të reja, teksa të dyja palët vijojnë përplasjet në rrjete sociale.