Jozyrtarisht, sipas burimeve të A1on, një nënë dhe fëmijë janë hedhur nga një ndërtesë te “Alumina” në Shkup.
Ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në vendngjarje, ndërsa pritet edhe përgjigje nga MPB-ja.
Dëshmitarët okularë për A1on thonë se për ngjarjen e rëndë tashmë janë njoftuar organet hetimore.