Dolce vazhdon të mbetet fenomeni i momentit, jo vetëm në Big Brother VIP Kosova, por tashmë edhe në skenën ndërkombëtare falë pjesëmarrjes së saj në Grande Fratello në Itali.
Me mbi 70 milionë vizita në Instagram vetëm brenda 30 ditëve, çdo detaj i jetës së saj po analizohet me lupë – nga loja brenda shtëpisë, tek stili dhe pamja që ka pasur para shpërthimit të madh të famës.
Së fundmi, në rrjete sociale është rikthyer në qendër të vëmendjes një foto e vjetër e saj, ku Dolce shfaqet krejt ndryshe: me flokë të zeza, të gjatë dhe stil zeshkane.
E megjithatë, një gjë mbetet e pandryshuar: shija e saj e veçantë për stil.
Ndërkohë që ajo vazhdon lojën në Itali dhe mbledh miliona shikime e reagime, fansat vazhdojnë të gërmojnë në transformimet e saj të mëhershme – një tjetër dëshmi që Dolce është kthyer në një ikonë të kohës së saj, pavarësisht ngjyrës së flokëve.


