Eduart Kuçi, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, po vazhdon të jetë mjaft aktiv në mbështetjen e miqve të tij brenda shtëpisë, por lëvizja e tij e fundit ka habitur ndjekësit!
Pas thirrjes së hapur për Ludo Leen me fjalët: “Hajde Ludo nxerre hakun, me ty deri në fund”, Edi ka befasuar sërish. Këtë herë, ai ka dalë hapur në përkrahje të Londrimit për ta parë atë si finalistin e dytë të këtij edicioni.
“Kape o tezak, rrnoftë sinqeriteti, drejtësia Londra”, shkroi Edi në postimin e tij, duke konfirmuar simpatinë edhe për Londrimin.
Kjo mbështetje e dyfishtë ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, duke pasur parasysh afërsinë e tij të madhe me Ludon dhe deklaratat e tij të mëparshme për të. Tashmë lind pyetja: Nëse Londrimi arrin në finale, për cilin prej tyre do të bëjë tifo Edi për fitoren e madhe? /Prive By Liberta Spahiu