Menaxhmenti i këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar me trishtim të thellë pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim të bërë në rrjetet sociale zyrtare, ata e përshkruan këtë humbje si një “goditje të rëndë” dhe një dhimbje të madhe për të gjithë.
Sipas menaxherit, së shpejti do të jepen detaje të plota për procedurat e varrimit, duke treguar se ata janë në proces koordinimi me familjen për të siguruar që gjithçka të bëhet me nder dhe respekt.