Rrjeti është “pushtuar” orët e fundit nga teori konspirative që akuzojnë Bia Khalifën për rituale të errëta në Big Brother VIP Kosova. Janë tre momente kyçe që kanë bindur ndjekësit se në shtëpi po bëhen “sehire”.
1. Kukulla dhe gjilpëra: Në videon më virale të momentit, Bia shfaqet duke shpuar me gjilpërë kukullën e popullarizuar “Labubu” teksa përmend emrin e Albas. Më pas, ajo shihet duke bërë veprime të çuditshme, si fshehja e objekteve në dyshekun ku flinin bashkë dhe hedhja e varëses.
2. Këpucët e Tonit: Kjo situatë ka rikthyer vëmendjen tek një video e mëparshme, ku Bia i mbushi këpucët me ujë Tonit. Fakti që ai u eliminua pas këtij veprimi, po komentohet masivisht si një supersticion që funksionoi.
3. Dyshimi i Albas: Vetë banorja duket e frikësuar nga prezenca e Bias. Ajo është kapur nga kamerat duke thënë për Bian: “Sa herë vij në banjo, vetëm kjo është… mos ka nis sehiret?”
Rastësi apo strategji frikësimi? Videot po bëjnë xhiron e rrjetit. /Prive By LIberta Spahiu